Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen drogë, armë e municione në Fier, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim

Sekuestrohen drogë, armë e municione në Fier, arrestohet

Policia e Fierit ka sekuestruar drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera, si rezultat i kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri shtetasi A.H, 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasportave apo vizave".

Pasi ka parë forcat policore, Shtetasi A. H. ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit, por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën 15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg; 3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi; sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj; sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjutera lap-top dhe 1 kasafortë metalike; 34 fishekë pistolete dhe automatiku.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/245102316154631/

Të fundit