Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen drogë e municione në Kurbin, 5 persona në pranga dhe 2 në kërkim

Sekuestrohen drogë e municione në Kurbin, 5 persona në pranga dhe

Në kuadër të operacionit "Godull 2019" për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Lezhës ka sekuestruar në Kurbin armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. 5 persona kanë përfunduar në pranga dhe 2 në kërkim.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras; K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë; K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras; Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë; V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa, 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë, 2 armë zjarri "pistoleta", 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu "shotgun", 680 fishekë , dylbi e thikë.

Të fundit