Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen në Durrës 750 mijë euro pasuri të biznesmenit italian, ish-anëtar i ‘Camorra’ dhe porositës i një vrasjeje

Sekuestrohen në Durrës 750 mijë euro pasuri të biznesmenit

Janë sekuestruar rreth 750 mijë euro pasuri në Durrës pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në sajë të operacionit të koduar “Dentisti”, policia sqaron se pasuritë si 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2; 1 automjet me vlerë 40 000 Euro; afro 10 000 euro llogari bankare i përkasin shtetasit italian F. M., 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje.

Ky aksion vjen pas punës gjurmuese policore dhe hetimeve prej afro 18 muajsh, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Durrësit, si dhe bashkëpunimit Prokurorisë së Durrësit dhe të Napolit.

Prokuroria e Napolit, në përgjigje të kërkesës për asistencë ligjore të Prokurorisë Durrës, konfirmoi se shtetasi Italian F. M., 56 vjeç, lindur në Itali dhe banues në lagjen nr. 13, në Plazh Durrës, me shtetësi dhe kombësi Italiane është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napolit, Itali.

Shtetasi italian F. M. ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku F. M. ka 30 % të kuotave.

Më datë 29 tetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës miratoi kërkesën e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të shtetasit Italian F. M., vlera e të cilave paraprakisht përllogaritet 750 000 euro.

Të fundit