Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen në Itali 700 kg lëndë narkotike nga Shqipëria, reagon policia shqiptare

Sekuestrohen në Itali 700 kg lëndë narkotike nga Shqipëria,

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit për operacionin e zhvilluar nga policia e Barit, ku u kapën rreth 700 kilogram kanabis që vinte nga Shqipëria si dhe u arrestuan 17 persona.

Policia e Shtetit sqaron se sot karabinierët e Barit të drejtuar nga Drejtoria e Rrethit Antimafia (DDA) kanë ekzekutuar disa urdhër arreste në kuadër të operacionit "Velluto" për shkatërrimin e një grupi kriminal italian që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Pulias.

Bëhet me dije se hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka përfunduar në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë.

“Grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatës mafioze "Sacra Corona Unita" përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e sotme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë.

Policia e Shtetit është në kontakt të pandërprerë me të gjithë partnerët në lidhje me shkëmbimin e informacioneve që kanë të bëjnë me grupe kriminale apo individë, pavarësisht kohës kur ata kanë kryer veprën penale, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe goditjen e tyre”, shkruan në një deklaratë Policia e Shtetit.

Të fundit