Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen në ‘Qafë Botë’ 145 mijë paund, ishin fshehur në lavartiçe

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Denis Duro, 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Sipas policisë, ky shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë -Botë, Sarandë. Shtetasi në fjalë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur.

“Strukturat operativo - hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë - Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo - hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.

Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo - hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit