Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen rreth 2 milionë euro në Durrës, në pranga shoferi dhe disa të tjerë të shoqëruar

Sekuestrohen rreth 2 milionë euro në Durrës, në pranga

Janë sekuestruar rreth 2 milion euro sot në portin e Durrësi nga autoritetet shqiptare. Kjo shumë e madhe parash vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një mjeti.

Ende nuk bëhet e qartë nëse shuma është gjetur në një kamion apo automjet.

Departamenti i Krimeve të Rënda është duke u marrë me rastin menjëherë pasi u njoftua nga policia në doganë duke ndaluar kështu drejtuesin e mjetit i cili ndodhej i vetëm.

Deri më tani burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit.

Sipas Neës24 është vënë nën pranga drejtuesi i automjetit dhe disa të tjerë janë shoqëruar.

 

Të fundit