Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen rreth 91 kg kokainë në Maltë, destinacion Durrësi

Policia ka sekuestruar një tjetër ngarkesë kokaine në portin e Maltës me destinacion Shqipërinë. Departamenti i doganës konfiskoi të dielën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa me peshë  totale 91.25 kg dhe në treg do arrinte vlerën e rreth 10.3 milionë euro.

“Herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin", tha departamenti.

Operacioni vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Të fundit