Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen thika, pije alkoolike dhe telefona, pezullohen shefat e policisë së 2 burgjeve

Sekuestrohen thika, pije alkoolike dhe telefona, pezullohen shefat e

Policia ka zhvilluar sot një operacion ‘blic’ në 2 burgje ku janë sekuestruar mjete të ftohta, si thika, telefona dhe pije alkoolike.

Menjëherë pas operacionit janë pezulluar shefat e policisë së dy burgjeve, të Lezhës dhe Lushnjës të cilët kanë lejuar hyrjen e mjeteve të ndaluara në burgje raporton ‘News24’.

Mësohet se nga aksioni në burgun e Lezhës dhe Lushnjës u sekuestruan 10 thika, 15 telefona dhe pije alkoolike.

Ky operacion blic vjen pas marrjes së detyrës së drejtorit të ri të burgjeve, Arben Çuko. 

Të fundit