Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet 1 ton kanabis në brigjet e Italisë, në pranga dy skafistët shqiptarë

Sekuestrohet 1 ton kanabis në brigjet e Italisë, në pranga dy

Një motoskaf i fuqishëm me 1 ton kanabis brenda është sekuestruar nga autoritetet italiane në brigjet e e Santa Maria de Leuca në provincën e Leçes. Skafi dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria dhe gjatë lundrimit në Adriatik është vënë re nga policia italiane.

Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë nga Vlora me iniciale A.M., 34 vjec dhe E.A., 30 vjeç, si dhe shtetasi italian M.G., 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Ndekja e mjetit ka vijuar për disa minuta dhe pasi është ndaluar nga policia, brenda tij janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton kanabis.

Sipas informacioneve të policisë së Italisë, që prej fillimit të vitit 2018 dhe deri më sot, në këtë rajon janë sekuestruar 13 tonë kanabis, 9 mjete lundruese dhe 28 skafistë.

Të fundit