Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet arsenal armësh, municion luftarak e jelek antiplumb, arrestohet poseduesi nga Tirana

Sekuestrohet arsenal armësh, municion luftarak e jelek antiplumb,

Policia e Tiranës ka arrestuar një person që dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.

Endrit Demiri 47 vjeç, banues në Tiranë ra në pranga në sajë të operacionit “Blic”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, policia I gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht: 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit