Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet drogë në një apartament me flamurin shqiptar në Francë

Sekuestrohet drogë në një apartament me flamurin shqiptar në

Policia franceze ka sekuestruar 104 kg kanabis dhe 984 gr heroinë të pastër që dyshohet se vinte nga Shqipëri. Droga është gjetur në një apartament në Lyon.

Policia kishte vendosur prej kohësh në monitorim apartamentin i cili dyshohej se shërbente si vend për magazinimin e drogës dhe më pas, prej andej, bëhej shpërndarja.

mediat vendase bëjnë të ditur se në pranga është vënë një shtetas shqiptar por nuk publikohet identiteti i tij. Apartamenti ku u gjet droga kishte të vendosur në mur edhe një flamur shqiptar.

 

 

 

Të fundit