Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet gjysmë ton kanabis në Brindisi, në pranga dy shqiptarë

Sekuestrohet gjysmë ton kanabis në Brindisi, në pranga dy

Një gomone me gjysmë ton kanabis është sekuestruar sot nga autoritetet italiane. Mediat e këtij vendi raportojnë se gomonia ishte shtatë e metra e gjatë dhe brenda saj janë gjetur 535 kilogram kanabis.

Në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarë nga Vlora, S.V., 38 vjeç dhe G.D., 46 vjeç.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 26 pako dhe vlera e saj në treg arrin në rreth 5 milionë euro.

Sipas mediave, autoritetet italiane janë lajmëruar për gomonen nga kolegët shqiptarë.

Të fundit