Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit

Sekuestrohet kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona, mes tyre

Të paktën 4 persona kanë rënë në prangat e plicisë, mes tyre edhe kryeplaku i fhstit gjatë një oeracioni në Tiranë.

Gjatë një operacioni në fshatin Durisht,policia ka konstatuar e mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit :

  1. Shefqet Memoci, 64 vjeç, banues në Tiranë
  2. Zeqir Memoci, 80 vjeç, banues në Tiranë
  3. Fiqiri Memoci, 53 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht, shtetasit:

  1. Myslim Spahiu, 68 vjeç, banues në Tiranë

Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal. Në ngarkim të shtetasit M. S., për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallzim i krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Të fundit