Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet kokainë dhe hashash në një lokal nate, arrestohet pronari dhe 6 të tjerë

Sekuestrohet kokainë dhe hashash në një lokal nate, arrestohet

Të paktën 7 persona janë arrestuar pas një operacioni antidrogë në një lokal nate në Korçë.

Burime të policisë bëjnë me dije se kanë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi.

Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live,  me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.

Të arrestuarit janë:

–  Armando Kokot, 18 vjeç,

–  Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)

– Leodin Rungo, 37 vjeç,

-Johan Mukollari, 42 vjeç,

-Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ”

-Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale “Përshtatja e lokalit  për përdorim droge”

 Në pranga ka përfunduar edhe truproja e sigurisë në këtë lokal Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Moskallzim krimi”  dhe  “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Policia thotë se dyshohet  se Liço ka njoftuar  shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike.

Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët, si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.

Të fundit