Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet lëndë narkotike në Greqi, në pranga 2 shqiptarë

Sekuestrohet lëndë narkotike në Greqi, në pranga 2

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 24 vjeçarin nga Saranda që transportonte 76 kilogramë Cannabis Sativa dhe pritësin e lëndës narkotike 35-vjeçarin nga Delvina.

Policia Kufitare e Igumenicës ishte vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur që në Igumenicë të ndalohet një mjet tip “JEEP” me drejtues shtetasin shqiptar A.M. 24 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Selanik .

Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar), që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës.

Në vijim te hetimeve të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi i lëndës narkotike në Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në Delvinë dhe banues provizor në Athinë.

Të fundit