Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet në Vlorë pasuria me vlerë 543 mijë euro, dyshohet se u përfituan nga pastrimi i parave

Sekuestrohet në Vlorë pasuria me vlerë 543 mijë euro,

Një tjetër sekuestro preventive është vendosur mbi disa pasuri që i përkasin personit G.B në Vlorë.

Sipas policisë, janë sekuestruar 2 apartamente banimi në Vlorë, 2 llogari bankare dhe 1 automjet Volkswagen me vlerë që arrin deri në 543 452 euro, pasi dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale "Trafikim narkotikësh" dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme”, sqaron policia.

Të fundit