Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet një anije me 140 ton eksplozivë në Kretë, pjesë e ekuipazhit edhe një shqiptar

Policia kufitare greke ka sekuestruar një anije e cila po transportonte 140 ton lëndë plasëse. Ania me flamurin tanzanian e cila mbante emrin “Andormeda” që prej 6 janarit ndodhej në portin e Iraklios në ishullin e Kretës.

Gjatë kontrollit janë gjetur 140 ton eksplozivë, detonatorë dhe bombola gazi të mëdha. Për këtë arsye ekuipazhi i anies, pjesë e së cilit ishte edhe nje shtetas shqiptar, është dënuar me masën e paraburgimit.

Sipas dokumenteve ligjore thuhet se destinacioni ishte Xhibutin dhe Omanin ndërkohë dyshohet se ngarkesa do të shkonte në  Libi, ndaj së cilës Kombet e Bashkuara kanë vendosur embargo për furnizimin me armë dhe municione.

Shefi i departamentit të sigurisë i rojave bregdetare greke e cilësoi ngarkesën e anijes si një “bombë lëvizëse, që do të kishtre pasoja të paparashikueshme për njerzit dhe mjedisin detar”.

Përfaqësuesi i firmës që ka në pronësi anijen, duke iu referuar kushteve të papërshtatshme të portit ku është ankoruar anija, u shpreh se nëse ndodhë një aksident, gjysma e Iraklios do të bëhet Saharë.

 

Të fundit