Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet sërish kokainë në Maltë me destinacion Shqipërinë, vlera 16 milionë euro

Sekuestrohet sërish kokainë në Maltë me destinacion

Sërish në Maltë është kapur kokainë me destinacion Shqipërinë. Mediat vendase raportojnë se sasia e sekuestruar është 144 kg dhe nëse do shitej në treg do arrinte vlerën e 16 milion eurove.

Droga ishte fshehur brenda tre kontenjerëve dhe u zbulua të shtunën në portin "Freeport" të Maltës. Në vetëm dy javë kjo është hera e katërt që kapen sasi të mëdha kokaine në këtë port. Sipas mediave në Maltë dy prej kontinjerëve kishin si destinacion portin e Durrësit, ndërsa kontinjeri i tretë ishte për në Malin e Zi.

Kontenjeri i nisur për Shqipëri kishte të ngarkuar 40 pako me peshë 48 kilogramë, ndërsa në kontejnerin tjetër, që ishte nisur për në Mal të Zi ndodhedin  80 pako kokaine me peshë 96 kg .

Të dielën e kaluar, në këtë shtet u sekuestruan  91.25 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro.

Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Të fundit