Flash News

KRYESORE

Sekustrohen 1.5 ton kanabis me destinacion Italinë, arrestohen dy skafistë shqiptarë

Sekustrohen 1.5 ton kanabis me destinacion Italinë, arrestohen dy

Policia italiane ka sekuestruar 1.5 ton kanabis me destinacion Italinë dhe ka vënë në pranga dy skafistë shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se gomonia me 1.5 ton kanabis u pikas në Petacciato. Në ndjekje të saj u vunë dy anije të rojeve bregdetare italiane. Ata ndaluan mjetin lundrues që drejtohej nga dy shqiptarët, të cilët u arrestuan menjëherë. Ende nuk dihet identiteti i dy shqiptarëve, por autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar nga ishte nisur gomonia me kanabis. Kjo është ngarkesa më e madhe me drogë e kapur së fundmi në Itali.

Të fundit