Flash News

KRYESORE

Sekustrohen 4.6 kg heroinë e pastër, pranga dy shqiptarëve në Itali

Sekustrohen 4.6 kg heroinë e pastër, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi iu është sekuestruar rreth 4.6 kg heroinë të pastër, e cila ishte gati për t’u përzierë në një banesë në provincën e Cremonas.

Gjatë kontrolleve të shpeshta të antidrogës në ndalesat e autostradës në provincën e Brescias, dhe në mënyrë të veçantë në atë të Sirmiones, Guardia di Finanza kishte vënë re një autoveturë të dyshimtë që lëvizte shumë herë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Makina ishte në emër të një 40 vjeçari shqiptar rezident në Cremona dhe i dënuar më parë. Automjeti drejtohej prej një personi tjëtër të ri në moshë. I riu frekuentonte një banesë në Castelverde, që ishte marrë me qira nga pronari i makinës.

Policia italiane e ka marrë nën mbikqyrje dhe më pas me 31 korrik, është vënë re një lëvizje e dyshimtë e të riu, edhe ai me origjinë shqiptare dhe Guardia di Finanza ka hyrë në banesë, duke evidentuar se shtëpia përdorej si laborator për përpunimin dhe paketimin e drogës. Në brendësi janë gjetur 30 kg substancë përzierëse, mjetin për paketimin e drogës si dhe 4.6 kg heroinë shumë të pastër, të ashtuquajtur ‘të zezë’, e cila është tepër e kërkuar dhe e shtrenjtë.

Të fundit