Flash News

KRYESORE

Sekustrohen 4 ton drogë në jahtin me flamurin e SHBA-ve, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Pas operacionit të Guardia di Finanza  mëngjesin e sotëm, është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar droge mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware)

Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues. Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë; F.M, E.V, dhe E.M si dhe janë sekuestruar 992 kilogramë Marijuanë.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Të fundit