Flash News

KRYESORE

Sela: Shengeni Ballkanik një skandal për faktorin politik shqiptar, Rusia do të na ulet këmbëkryq

Sela: Shengeni Ballkanik një skandal për faktorin politik shqiptar,

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela mendon se Shengeni Ballkanik po i mundëson Rusisë që të shtrihet në vendet e rajonit. Kjo sipas tij bie ndesh me përpjekjet e shqiptarëve, për të larguar influencën ruse nga Ballkani.

Sela shton se kjo nismë ka acaruar shqiptarët, ndërkohë që kërkoi nga Kosova që të formojë sa më parë qeverinë, në mënyrë që të ndalë këtë projekt.

“Skandal për faktorin politik shqiptar, pa marrë parasysh se ku jeton. Unë nuk them se duhet të bashkohemi fizikisht faktorët politikë kudo që janë, por me qëndrime dhe në platformë dhe në ide të jemi të bashkuar. Ndjehem i zhgënjyer besoj si çdo shqiptar që jeton në këtë botë, nuk po e ndaj në këto tre vende, pesë vende apo në të gjithë botën, sepse deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë kanë bërë që shqiptarët të flasin me vetën dhe të ndjehen të irrituar, me të drejtë.

Mendoj që çdo nismë rajonale që do të nis të shkojë përmes Prishtinës sot, dhe as përmes Tiranës, as përmes Shkupit dhe as përmes çfarëdo kryeqyteti në rajon”, tha Sela për Kossova Press.

Ai shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sakrifikuan shumë, që të mund të largohej influenca ruse nga vendi.

“Punuam për largimin e influencës ruse nga Ballkani sa më shpejtë të ishte e mundur dhe në drejtim të kësaj, faktori politik shqiptar bëri kompromis edhe me veten e vet dhe la shumë nga vetja e tyre në mënyrë që të arrihet ky qëllim. Tani nëpërmjet kësaj nisme rajonale të Mini-Schengenit, po shoh që jo vetëm që nuk po largohet Rusia por nëpërmjet Serbisë po vjen dhe po na ulet këmbëkryq në mes të Tiranës, në mes Shkupit dhe gjithë rajonit. Vjen këmbëkryq nëpërmjet Mini-Schengenit dhe Serbisë”.

Të fundit