Flash News

KRYESORE

Selami në Amerikë, Patozi dhe Topalli nuk shkojnë, Bregu e vetme në ambasadë

Selami në Amerikë, Patozi dhe Topalli nuk shkojnë, Bregu e vetme

Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike. Megjithatë, takimi nuk do të ndodhë në formatin e kërkuar nga ambasada dhe pritet të ketë mungesa. 3 prej të ftuarve, Eduard Selami ,Astrit Patozidhe Jozefina Topalli, nuk do të jenë në takim. 

E vetmja e cila do të jetë në takim është Majlinda Bregu. Fillimisht e konfirmuar si emër qëndronte edhe Topalli por që nuk do të shkonte në të njëjtin takim me Bregun.

Topalli dhe Bregu nuk kanë të njëjtën axhendë politike, edhe pse të dyja kundërshtojnë vendimin për mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje.

Të fundit