Flash News

KRYESORE

Selami nga Lezha: Do jem një lider perëndimor, vendosim meritokracinë

Selami nga Lezha: Do jem një lider perëndimor, vendosim

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami e ndali turin e tij sot elektoral në Lezhë ku takoi simpatizantë të djathtë, ndërsa i njohur ata me platformën e tij. Selami, që prej kohësh ka qenë kriktik i ashpër i Lulzim Bashës, pohoi se problem më i madh i PD-së është mungesa e demokracisë së brendshme. Mes të tjerash ai premtoi para demokratëve se do të vendoste meritokracinë dhe se do ishte një lider perëndimor.

Po ashtu ish-kreu i demokrateve deri në vitin 1995 u ndal edhe tek humbja e thellë e PD-së në 25 qershor, garë në të cilën ajo fitoi vetëm 44 mandate.

“Kam bindjen që aty ku janë krizat janë dhe oportunitetet që ne të dalim më të fortë nga kjo gjë. Kam besim të patundur që së bashku nga kjo garë, që do të jetë një garë civile, demokratike brenda shtëpisë, ne do të dalim më të fortë. Ka ardhur koha që shumë gjëra ne si demokratë ti shikojmë në sy, të gjejmë dhe arsyet kryesore se përse ne nuk arritëm të fitonim në këto zgjedhje. Për fat të keq PD nuk funksionon në strukturat e saj, në organizimin e saj, në përzgjedhjen në kandidatëve mbi bazën e vlerave më të mira të demokracisë dhe konkurrencës. Meritokracia nuk është fatkeqësisht themeli i karrierës në PD. Ne këtë e dimë, e ndjejmë, ne këtë duhet ta korrigjojmë. Ka shumë prej tyre që më thonë që përse merr pjesë në një garë e cila duket që është e pabarabartë. Kritikëve të mi u them që është më mirë një tokë e punuar keq, se një tokë e lënë djerrë”, tha ai.

Kandidati tjetër, Lulzim Basha turin e tij të takimeve e nisi nga Kavaja.

Të fundit