Flash News

KRYESORE

Selami: Nuk kam asnjë arsye të dyshoj që forca ime do të manipulojë zgjedhjet

Selami: Nuk kam asnjë arsye të dyshoj që forca ime do të

“Kjo ishte një nga humbjet më të mëdha të PD-së në 20 vjet, tha sot në mbrëmje në emisionin “Arena” në “Ora News”, z.Eduart Selami, një nga kandidatët e PD-së për kreun e PD-së Jo e parptritur, por kur ke një raport shpirtëror siç kam unë me PD, kjo humbje le gjurmë. Unë nuk isha formalisht i përgatitur për këtë gjë, por me intuitën e atij që e do dhe është krenar për PD-në, kur e pashë që pavarësisht janë të zhgënjyer e kaluan masën e zhëgnjimit.

Mendoj se lista ishte një gabim, edhe pse unë e mbështeta.  Unë nuk kam qenë dhe nuk bëj pjesë në asnjë grup. Nuk e shikoj politikën si një grup. E shikoj si model, për ta prezantuar, si një konkurrim idesh.

Përsa i përket listës së anëtarëve, unë nuk futem në gjëra teknike. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj që forca ime do të manipulojë zgjedhjet. Nuk di që të jetë bërë kjo gjë, edhe në kohën e Berishës. Nuk di ndonjë rast që të jetë bërë ndonjë votim e të ketë patur manipulim.

Edhe sot pata takime me simpatizantë që s’kanë emrin në listë dhe kjo nuk më bën të mendoj se po manipulohen zgjedhjet. Nuk është e përsosur PD dhe gara jo. Jam pala e dëmtuar, por nuk kaloj nga ana tjetër.

Ndryshimet e lidershipit janë operacione delikate dhe janë investim i të gjithëve, nuk ndryshohen aq lehtë".

 

 

Të fundit