Flash News

KRYESORE

Selami Xhepa: Ku janë 1 milion dollarët që Partia Socialiste mori nga FMN

Selami Xhepa: Ku janë 1 milion dollarët që Partia Socialiste mori

Profesori i ekonomisë, Selami Xhepa, është shprehur se Partia Socialiste ka marrë një hua prej 1 milion dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shifër e cila nuk është marr kurrë më parë.

“Pasi humbi zgjedhjet PD-ja, kishte konsumuar të gjithë borxhin që i kishte caktuar Parlamenti, gjë që detyroi PS-në të merrte një hua prej 300 milionë dollarësh. Ky ishte koncesioni që i dha Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por, shifrat nuk janë bërë asnjëherë transparente.

Nëse i mbledhim të gjithë këto borxhe të prapambetura, janë 700 milionë dollarë, të cilat përbëjnë as 1% të prodhimit të brendshëm kombëtar. Borxhi publik, shkoi nga 62% në 72% dhe ne jemi dëshmitarë. Qeveria në vitin e dytë mori hua 1 miliard dollar, një hua marrje që nuk ka ndodhur asnjëherë në financat publike. Kjo hua iu dha nga Fondi Monetar. Por, a u justifikua kjo lëvizje e Fondit, e cila hapi thesin kur erdhi PS-ja dhe i tha urdhëro e vazhdo të punosh. Përsëri rritja ekonomike vazhdon të jetë shumë e dobët” ka deklaruar ai.

 Xhepa gjithashtu është shprehur se qeveria e majtë e ka ekzagjeruar kur thotë se vendi ishte në humnerë pas largimit të demokratëve.

 “Nuk mund të them që Shqipëria ka qenë në një periudhë shumë të mirë nga ana ekonomike. Por ekzagjerimi që ka bërë Ministria e Financave dhe qeveria është e tepruar. Kjo më shumë ka ndikuar negativisht të përpjekjet e qeverisë për të zhvilluar ekonominë, e nuk ka qenë e vërtetë.”

 

Të fundit