Flash News

KRYESORE

Selami Xhepa: Qytetarët u larguan nga vendi, kjo ishte nota për qeverinë Rama

Selami Xhepa: Qytetarët u larguan nga vendi, kjo ishte nota për

Profesori i ekonomisë Selami Xhepa ka thënë se notën për qeverinë e Ramës duhet ta vënë vetë qytetarët, nuk ka vend për t’u diskutuar nga specialistët e ekonomisë.

“Rritja ekonomike është shumë e dobët. Çdo imput që fut në ekonomi duhet të ketë një qëllim të caktuar. Ose rriten pagat, ose punësimi, ose konsumi. Pra krijon shpresë. Çfarë pamë? Shqiptarët ikën. Nëse qytetarët largohen nga vendi jot, atëherë le të diskutojnë profesorët ekonomikë, qytetarët ta vënë notën. Nuk mund të përmendet disa pjesë të lavdërueshme për të vënë kontroll, si për ndërtimet, pagesat e energjisë. Mbi të gjitha, reforma në drejtësi e cila është proces politik që mund t’i atribuohet Partisë Socialiste, apo partive politike në tërësi. Nga pikëpamja ekonomike jemi më dobët se fqinjët”, është shprehur Xhepa në emisionin “Arena” në Ora News.

Të fundit