Flash News

KRYESORE

Selami Xhepa: Shqiptarët jashtë janë të suksesshëm, në Shqipëri vijnë me diploma të huaja dhe nuk gjejnë punë

Selami Xhepa: Shqiptarët jashtë janë të suksesshëm,

Presidenti i UET-së Selami Xhepa mendon se janë themelet ekonomike dhe kulturore që janë hedhur gabim dhe e bëjnë Shqipërinë të ngecë. Me rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Institutit Shqiptar i Medias, bota.al dhe Programi i Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke kanë organizuar një tryezë debati në mjediset e Librarisë Tirana Times ku janë rrahur ide për progresin e Shqipërisë që nga ajo kohë. Titulluar 'Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? Tryezaa ka mbledhur njerëz të botës akademike, shoqërisë civile, medias dhe politikës.

Xhepa ka theksuar se shqiptarët nuk kanë punuar për historinë (edhe pse thonë shpesh se ajo nuk ka punura për ta) dhe sot vendi është poshtë nivelit të vendeve të rajonit.

Tha Xhepa:

 Ne themi se historia nuk punon për ne, por as ne s’kemi punuar për historinë. Në vitin 94 kam lexuar një shkrim të një ekonomisti të famshëm që thoshte se vendeve si Shqipëria do i duhen 60 vite që të konvergohen në BE. Sot kur vitet kanë kaluar duhen sërish 80 vite të tjera. Ora e historisë nuk po punon për ne. Bota para vitit 2000 është histori. Sot kohët kanë ndryshuar. 30 vite në kontekstin e zhvillimeve të sotme janë shumë. Edhe definicioni i viteve duhet marrë në konsideratë. Shqipëria minimalisht duhet të ishte në nivelin e vendeve të rajonit. Shqipëria sot është paralelisht me Kosovën edhe Bosnjën. Është e turpshme se në Bosnjë ka patur luftë civile dhe ende nuk ka shtet. Problemi thelbësor i Shqipërisë janë fondamentet insititucionale të sistemit ekonomik që nuk janë të shëndosha. Enver Hoxha kur mori Shqipërinë hodhi bazat e sistemit komunist duke hequr pronën. Ne kemi hedhur baza të gabuara, ato që janë shtyllat e kësaj shoqërie. Nuk mund të ndryshojmë shoqërinë pa ndryshuar kulturën. Shqipëria s’mund të jetë një vend i zhvilluar me këtë nivel. Shqiptarët jashtë janë të suksesshëm. Shqiptarët në vendin e tyre me diploma të huaja nuk gjejnë punë. Nuk është çështje determinizmi gjeografik, por e set up-it tonë jo të shëndetshëm. Me një liri mediokre vendi s’mund të ketë një të ardhme. Ne themi GDP u rrit 3 përqind, por kjo nuk është shndërruar në modernizim ekonomik.

Politiko.al

Të fundit