Flash News

KRYESORE

Selanik, arrestohen me 26,5 kg drogë dy shqiptarë dhe një grek

Selanik, arrestohen me 26,5 kg drogë dy shqiptarë dhe një grek

Dy shtetas shqiptarë, si dhe një shtetas grek, janë arrestuar në rrethinat e Selanikut, me akuzën se kishin sjellë nga Shqipëria në Greqi një sasi të konsiderueshme droge, me qëllim trafikimin në tregun vendas. Sipas policisë, dy shqiptarët, mashkull e femër me moshë respektivisht 38 dhe 45 vjeç, si dhe greku 27 vjeçar, kishin braktisur një automjet në zonën e Follorinës. Brenda mjetit policia gjeti një sasi droge të llojit kanabis, të ambalazhuar në 35 paketa. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 26,5 kilogramë.

Policia sekuestroi veç mjetit ku ndodhej droga, edhe mjetin me të cilin të arrestuarit po udhëtonin në momentin e ndalimit të tyre.

 

Të fundit