Flash News

KRYESORE

Selena Gomez e sheh vetën në të ardhmen si Operah Winfrey dhe Angelina Jolie

Selena Gomez e sheh vetën në të ardhmen si Operah Winfrey dhe

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez është ambasadorja më e re në moshë e UNICEF, që ndihmon fëmijët e sëmurë.

Selena ka dy shembuj frymëzimi në jetën e saj, për nga gratë e famshme dhe bëhet fjalë pëe Operah Winfrey dhe Angelina Jolie. Artistja shpreson që në të ardhmen të bëhet si ato.

Burime pranë Gomez, kanë thënë për "Hollywood Life" se ajo po po kërkon gjëra të reja për t`u motivuar.

“Ajo po kërkon gjëra të reja për t’u motivuar. Një rol në film apo një këngë e bukur gjithmonë do i shërojnë zemrën, por ajo dëshiron që të bëjë sa më shumë bamirësi dhe ëndërron të jetë një grua si Angelina Jolie apo Oprah Winfrey. Do që zëri i saj të dëgjohet dhe të ketë impakt në shoqëri”. 

Misioni e saj me UNICEF është krejtësisht "i pastër" dhe këngëtarja ngulmon që kjo të mos përzihet me politikë sepse qëllimi i saj i vetëm është të ndihmojë njerëzit përmes platformave të saj.

Vetëm para pak ditësh, Gomez mbushi 27-vjeçe.

Të fundit