Flash News

KRYESORE

Selena Gomez fshiu profilin e saj në Instagram, flet i zhgënjyer shefi i aplikacionit: Do doja ta dëgjoja

Para disa kohësh, Selena Gomez ishte personi më i ndjekur në Instagram, ku vetëm para disa kohësh ka zbritur në renditje. Ajo ishte e treta më e ndjekur pas Cristiano Ronaldos dhe Ariana Grandes.

Mirëpo, kjo ishte vetëm një shifër për Selenën por që i ka shkaktuar shumë dëme psikologjike këngëtares.

Shpesh herë ajo ka folur për komentet negative në këtë rrjet social, që i kanë shkaktuar probleme shëndetit të saj mendor.

Prandaj, ajo vendosi të çaktivizojë profilin në Instagram dhe e hap vetëm kur ka njoftime të rëndësishme për të dhënë.

“E kam përdorur shumë, por mendoj se është jo i shëndetshëm për të rinjtë, duke përfshirë veten time, duke shpenzuar gjithë atë kohë duke u fiksuar pas atyre komenteve. Nuk më bën të ndjehem mirë për veten time dhe ta shikoj ndryshe trupin tim”, tha aktorja në një emision.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak shet ekzekutiv të aplikacionit, Adam Mosseri (sigurisht, kjo është një humbje parash për të). Në një emision radiofonik të “BBC” ai ka treguar se është ndjerë i zhgënjyer nga fjalët e Gomez dhe se do të dëshironte të fliste me të për ta përmirësuar Instagram-in:

“Do të doja të dëgjoja diçka prej saj. Nëse ka diçka specifike që ajo mendon se po punon ose nuk po punon në platformë, do të doja ta dëgjoja. Ne na pëlqen kritika, na pëlqen të ndajmë biseda”, është shprehur Mosseri.

Të fundit