Flash News

KRYESORE

Selena Gomez publikon albumin, fansat mendojnë që çdo fjalë i dedikohet Justin Bieber-it

"Rare" është albumi i sapo publikuar nga Selena Gomez. Prej kohësh ajo ka paralajmëruar fansat për këtë album dhe këngët janë publikuar sot të gjitha dhe janë absolutisht shumë të pëlqyera. Fansat i kanë dhënë përshtypjet e para dhe kanë filluar të bëjnë dhe tifo për të preferuarat e tyre.

Gjithahtu, ky album është shoqëruar me komente të shumta që është dedikim për Justin Bieber. Sidomos këngët “Vulnerable” dhe “People you know” janë dhe dy këngët më të komentuara në rrjetet sociale.

"Çdo fjalë i dedikohet Justin Bieber-t,"- shkruan një fanse.

Ndërkohë një tjetër, shkruan se Justin me siguri mund të dëgjojë në tualet këngët e Selenës (fshehtas bashkëshortes së tij), e ndërsa një tjetër shkruan se si do ndihet Justin kur të jetë në ndonjë restorant dhe të luhet kjo këngë, e ish-të dashurës së tij.

Të fundit