Flash News

KRYESORE

‘Selfie-t mund të çojnë në zhdukjen e kafshëve të egra’. Profesori nga Zelanda e Re jep alarmin: Po bëhet e frikshme

Një selfie mund të jetë mjaft e dëmshme për natyrën, sidomos nëse e bëni atë me kafshët e egra. Kështu thotë profesori Philip Seddon, drejtori i programit të menaxhimit të kafshëve të egra në Universitetin Otago, i cili sugjeron të ndalohen në mënyrë kategorike selfie-t me kafshët e egra.

“Ne po humbasim respektin për kafshët e egra, ne nuk i kuptojmë aspak ato”, u shpreh Seddon.

Ai i tha konventës globale - mbajtur në Dunedin javën e kaluar - se kthyerja në diçka normale e njerëzve që bëjnë selfie me kafshët e egra po bëhet "i frikshëm" dhe po dëmton kafshët, duke përfshirë shkaktimin e stresit fizik dhe emocional, ndërprerjen e zakoneve të të ushqyerit dhe të shumimit, madje edhe duke ulur potencialisht nivelin e lindjeve.

"Problemi i selfie-ve me kafshët e egra është se imazhet shpesh shfaqen pa asnjë kontekst - kështu që edhe nëse mesazhi po promovon ruajtjen e tyre, ai mesazh humbet dhe të gjithë njerëzit shohin vetëm se dikush është duke përqafuar një pinguin, dhe dëshirojnë ta bëjë edhe ata këtë”, thotë Seddon.

Seddon i ka ndaluar studentët e tij të postojnë në rrjetet sociale foto të tyre ndërsa studiojnë apo punojnë me kafshët e egra, nga frika se kjo mund të provokojë edhe dëshirën e të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë.

 

Të fundit