Flash News

KRYESORE

Selimllari tregon fobinë e saj më të madhe: Më ndodhi pasi linda vajzën  

Selimllari tregon fobinë e saj më të madhe: Më ndodhi pasi

Valbona Selimllari ka treguar publikisht fobinë e saj më të madhe. E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit”, me Rudina Dembacaj, Selimllari ka treguar se ka kaluar një periudhë të vështirë, kur udhëtonte me avion pas lindjes së fëmijëve.

“Pas lindjes së fëmijëve e kisha fobi avionin se më dukej sikur do ndodhte diçka dhe i kisha me vete, e ishte një gjë jo shumë e këndshme. Mirëpo e kam kaluar, por me makinë e kam unë në kontroll gjënë dhe ndjesia është e ndryshme. Jam e qetë, se e kam unë timonin. Kemi shkuar në Spanjë, në Barcelonë se i kisha premtuar Denit që nëse do dilte me nota të mira në shkollë, i kisha thënë gjej një gjë që do të bësh. Dhe ai më thotë dua të shkoj të shikoj stadiumin e Barcelonës. Marr makinën, ikim unë, motra Deni dhe Kevi”, u shpreh Valbona.

Të fundit