Flash News

KRYESORE

Sëmundje e pashpjegueshme te një nga vullnetarët, pezullohen provat e vaksinës së Oxfordit për COVID-19

Sëmundje e pashpjegueshme te një nga vullnetarët, pezullohen

Janë pezulluar provat e vaksinës së Oxfordit për COVID-19. Kompania farmaceutike britanike AstraZeneca PLC konfirmoi këtë vendim, sa i takon testimeve të fazës finale, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme të një prej pjesëmarrësve që mori pjesë në studime.

KJo vaksinë ishte cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si kandidatja më serioze për vaksinën për COVID-19 dhe më e avancuara sa i përket zhvillimit.

Muajin e shkuar AstraZeneca filloi të rekrutonte 30 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara për studimin më masiv të saj për këtë vaksinë. Ajo po bën prova të kësaj vaksine të zhvilluar nga Universiteti Oxford gjithashtu tek mijëra vetë në Britani dhe në grupe më të vogla në Brazil dhe Afrikën e Jugut

Dy vaksina të tjera janë në fazat përfundimtare në Shtetet e Bashkuara, një nga Moderna Inc. dhe një tjetër nga Pfizer dhe nga BioNTech e Gjermanisë.

Të fundit