Flash News

KRYESORE

"Sëmundjen time e përballuam të pestë bashkë", Estela Ujka flet për luftën e saj më kancerin e gjirit

Blogerja e njohur Estela Ujka ka treguar për herë të parë për operacionin dhe diagnostikimin me kancer gjiri. Për "Lart e poshtë", Estela ka rrëfyer për betejën e vështirë por të fituar. Blogerja e cila tashmë jeton në Amerikë bashkë me familjen e saj, ka treguar se edhe nënën e saj e ka humbur për shkak të kësaj sëmundjeje.

"Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundje, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg, sigurisht që do të ndikohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë, tumori me të cilin u diagnostikova unë, nuk ishte nga ata më të këqinjtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryeja operacionin mund të kishte pasoja fatale. Këtë sëmundje për herë të dytë në familjen time e përballuam ne të pestë dhe të pestë gjetëm forcë te njëri-tjetri. Vajzat kanë ndihmuar në shtëpi me gatimin, bashkëshorti gjithashtu. Kur shikoja këtë, nuk e kisha shumë mendjen te sëmundja. Gjithçka që doja ishte të ishim bashkë, të shijonim njëri-tjetrin dhe sëmundja u bë dytësore,”  ka thënë Estela.

Ujka u shpreh se pas operacionit që kreu ndihet shumë mirë dhe nuk ka më rrezik për jetën. Ajo jep këshillën më optimiste : “Njeriu duhet të fokusohet vetëm tek gjërat e mira në jetë. Nëse bie pre e të këqijave, nuk do t’ia dalësh ndonjëherë.”

Të fundit