Flash News

KRYESORE

'Sëmuret' kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën: Tërhiqem nga gara me vullnet të plotë

'Sëmuret' kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën:

Teksa ka mbetur edhe një muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale te 30 qershorit, kandidati i Bindjes Demokratike per Bashkine e Kamzes, Ylber Gjeta eshte terhequr nga gara. Në një letër të drejtuar Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, ai shkruan se ka shqetësime me shëndetin dhe se i nevojitet një trajtim mjekësor i specializuar jashtë vendit.

“Dita e sotme ka qenë një ditë tepër e vështirë për mua dhe familjen time. Prej disa kohësh kam konstatuar disa shqetësime me shëndetin tim dhe pas konsultimit me disa mjek qe une i kam miq te mi, sipas keshillave te tyre une duhet te bej nje vizite te detajuar mjeksore jashte vendit. Në këto kushte e kam të pamundur ta vijoj më tej garën time si Kandidat për Kryetar Bashkie të Kamzës. Per keto arsye une jap doreheqje te parevokueshme nga kandidimi per Kryetar te Bashkise Kamez”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Gjeta është kandidati i katert në radhët e Bindjes Demokratike që lë garën, pasi më herët janë tërhequr edhe kandidatët e Bashkive Lezhë, Corovodë dhe Kavajë.

Të fundit