Flash News

KRYESORE

Senati Akademik i Universitetit të Arteve mbështet kërkesat e studentëve: I nevojshëm përgjysmimi i tarifave

Senati Akademik i Universitetit të Arteve mbështet kërkesat e

Gjatë mbledhjes së sotme, Senati Akademik i Universitetit të Arteve (UART) ka shprehur se mbështet protestën e studentëve dhe vendosi unanimisht që të shprehet në këtë deklaratë:

Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët.

Të mbështesë si të nevojshëm përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t'i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiarë, materialë dhe proceduralë për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve,.

Senati Akademik i UART merr përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

Senati Akademik i UART merr përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART.

Të fundit