Flash News

KRYESORE

Senati amerikan pro Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati amerikan pro Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonisë të Veriut i është hapur drita jeshile për tu bërë pjesë e NATO-s.

Sot është miratuar protokolli për anëtarësim, me 89 vota pro dhe 2 vota kundër.

Deri tani 25 vende nga 29 kanë ratifikuar protokollin.  Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i 30-të anëtar në NATO.

Në bazë të kësaj, për të përfunduar e gjithë procedura dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme edhe 4 vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, shkruan Alsat.

Maqedonia e Veriut humbi mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas kësaj qeveria vendosi zgjedhje të parakohshme në prill.

Të fundit