Flash News

KRYESORE

Senatorët amerikanë e ripërsërisin se Serbinë dhe Kosovën i presin sakrifica

Senatorët amerikanë e ripërsërisin se Serbinë dhe

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, nga Beogradi e bënë të qartë se si Serbia, ashtu edhe Kosova duhet që të bëjnë sakrifica të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.

Kryeqyteti serb ishte destinacioni i tyre i dytë, pasi ata vizituan Prishtinën, për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

“Në duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të dy vendet në bisedimet e tyre në të cilat duhet të marrin dhe të japin”, tha senatori Johnosn.

Ai shtoi se kur të arrihet marrëveshja përfitimet për të dyja palët do të jenë shumë të mira.

“Duhen sakrifica dhe kompromise në të dyja anët. Shpresojmë që pas zgjedhjeve në Kosovë, do të ndërmerren hapat e domosdoshëm për të rifilluar bisedimet”, tha ndërkaq senatori Murphy, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë palët qoftë me këshilla gjatë procesit, qoftë duke i mbështetur ato pas arritjes së marrëveshjes. Ai tha se palët duhet të kenë hapësirën e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të pranueshme për to.

Bisedimet mes dy shteteve janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u shpreh se pret heqjen e taksës dhe kërkon një marrëveshje kompromisi.

"Nëse nuk ka një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe", tha ai.

Të fundit