Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Senatori amerikan: SHBA po qëndron anash; por ne do shohim çdo marrëveshje që do nënshkruajnë Kosova dhe Serbia
Senatori amerikan, Ron Johnson, i tha Zërit të Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët, ndërsa Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin palët për gjetjen e një zgjidhjeje, që sipas tij "nuk është aspak e lehtë".
Në intervistën dhënë nga Prishtina, senatori Johnson tha se pas çdo marrëveshjeje të arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do ta shohin atë për të parë nëse ka ndonjë shqetësim.
Senator Johnson, ju ndodheni për një vizitë në rajonin e Evropës Juglindore në një periudhë debatesh të rrepta lidhur me idetë për ndryshime kufijsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Si i shihni idetë e tilla?
Nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, mesazhi ynë kryesor është se zgjidhja duhet të gjendet nga të dyja palët. Jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar, por, të dyja palët, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë tek zgjidhja që nuk është e lehtë. Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t'u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje.
Edhe nëse do të ketë shkëmbim territoresh mes tyre?
Mendoj se çdokush në rajon e kupton se sa e vështirë do të jetë dhe shqetësimet që kanë njerëzit për këtë. Por, ne duam të qëndrojmë anash, t'u japim palëve hapësirën që u duhet për të gjetur zgjidhjen e tyre. Kur të vendosin ata, ne do ta shohim atë dhe nëse kemi shqetësime, me siguri do t'i themi ato.
Shumëkush tërheq vërejtjen se një prekje e kufijve në Kosovë mund të nxisë lëvizje të ngjashme në pjesët tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas jush cilat janë rreziqet e nga një ndryshim i tillë i mundshëm?
Mendoj se janë shqetësime të ligjshme dhe për këtë arsye njerëzit janë shumë të kujdesshëm. Dhe sërish, ne do të presim të shohim se çfarë marrëveshje mund të arrijnë palët, por shqetësimet janë të ligjshme.
Senator Johnson, Beogradi pohon se është krijuar një situatë e re sepse sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim, duke ju referuar një deklarate të këshilltarit për siguri të presidentit Donald Trump, John Bolton, se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtonin një marrëveshje për shkëmbim territoresh, nëse palët pajtohen. A ka ndryshuar vërtetë qëndrimi amerikan ndaj Kosovës?
Nuk mund të flas për administratën. Por nga pikëpamja ime e shoh se ndryshimi i tonit do të thotë se po përpiqemi të qëndrojmë anash, t'u japim palëve hapësirë që të gjejnë një marrëveshje mes tyre dhe pastaj do ta shohim atë.
Nga pikëpamja juaj cila duhet të jetë zgjidhja e situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
Nuk më takon mua ta them. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara ta thonë. U takon njerëzve dhe udhëheqësve të Kosovës dhe njerëzve dhe udhëheqësve të Serbisë që përfundimisht të gjejnë zgjidhje, të lënë të kaluarën prapa, në mënyrë që të kenë një të ardhme përparimtare. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme, arsyeja pse isha ne Greqi dhe Maqedoni, ka probleme që kanë vënë qelb në Ballkan për një kohë të gjatë. Ka probleme të renda. Nuk ka zgjidhje të lehta. Por, kur udhëheqësit mund të gjejnë zgjidhje, kjo çon në më shumë siguri dhe më shumë qëndrueshmëri në dobi të të gjithëve ne Ballkan. Mendoj se udhëheqësit e rajonit e dinë këtë dhe e njohin faktin se ata mund të zgjidhin problemet e tyre të caktuara. Kjo ndihmon në ndërtimin e qëndrueshmërisë ashtu që mund të filloni të tërhiqni investime të brendshme por edhe të huaja. Unë jam mirënjohës për faktin se ka udhëheqës në rajon, si kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë dhe tash udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi, që po punojnë shumë dhe mendoj në një mënyrë të sinqertë dhe bujare, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për këto probleme të vjetra.
Senator, ju keni shfaqur disa here shqetësimin se Moska “po bën gjithçka që mundet për të destabilizuar vendet në Ballkanin Perëndimorë dhe për t’i penguar ato në marrjen e pozicioneve pro-perëndimore. Sa po ja arrin ajo një synimi të tillë?
Për fat të keq, Rusia është një ndikim malinj. Do të dëshiroja që Rusia të pranojë dorën e shtrirë të perëndimit dhe të përpiqej të integrohej në ekonomitë tona dhe qytetarët rusë do të ishin shumë më mirë. Rusia nuk ofron asgjë për Kosovën apo Serbinë apo, sinqerisht cilindo komb në Evropë sa i përket zhvillimit ekonomik. Krejt çfarë ofron është destabilizimi. Pra, është ndikim shumë i keq dhe fatkeq. Nga pikëpamja jonë duhet t'i qasemi Rusisë me vendosmëri, duhet të luftojmë propagandën e saj, t'u kundërvihemi përpjekjeve destabilizuese të saj dhe të inkurajojmë vendet si Kosova, si Serbia që të shohin drejt perëndimit, të vazhdojnë integrimin në perëndim, të forcojnë sundimin e ligjit, të ulin korrupsionin në mënyrë që të tërheqin investimet. Ardhmëria është drejt perëndimit, në integrimin në Bashkimin Evropian, me ekonomitë perëndimore. Nuk ka asgjë që Rusia mund të ofrojë.
Serbia është aleati kryesor i Moskës në Ballkan, ndërsa njëkohësisht aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. A mund të pajtohen këto dy qëndrime?
Qartazi e kuptoj dëshirën e çdo vendi që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet tjera. Por, nëse doni anëtarësim në Bashkimin Evropian, ju natyrshëm pranoni vlerat e tij dhe politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme është qëndrueshmëria, paqja brenda Evropës dhe e theksoj sërish, Rusia nuk e ka një qasje të tillë.
Ka vëzhgues që mendojnë së një ndryshim kufijsh në Ballkan do të do të mund të shfrytëzohet si njëfarë miratimi i pretendimeve territoriale të Moskës ndaj vendeve që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Si mendoni ju?
Mendoj që shqetësimi është i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një pjesë të Ballkanit ka edhe shumë pretendime të tilla të njerëzve që duan të ndryshojnë kufijtë po ashtu. Në botën e sotme ka shumë shoqëri shumetnike dhe njerëzit kanë mësuar të jetojnë së bashku. Dhe, sërish, është shqetësim i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një hapësirë, do të ketë kërkesa në të tjerat dhe kjo mund të jetë shumë destabilizuese për rajonin, gjë që Rusia me gjasë do ta mbështeste, sepse qëllimi i vetëm i saj është destabilizimi sepse nuk ofron asgjë sa i përket qëndrueshmërisë apo zhvillimit ekonomik.
A prisni marrëveshje këtë vit apo në fillim të vitit tjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
E di që ka trysni që të ndodhë në kuadër të udhëheqjes aktuale evropiane dhe ka një aspekt kohor për këtë. Nganjëherë afatet e tilla artificiale mund t'i nxisin palët të marrin vendime të rënda. Mendoj se është e mundur dhe sigurisht duam ta inkurajojmë këtë, sepse sa më shpejtë që Kosova dhe Serbia e lënë të kaluarën prapa dhe gjejnë një zgjidhje afatgjatë në dobi të të dyja vendeve, është më mirë.
Në fund të këtij muaji Maqedonia voton në referendumin për emrin e saj. Si duken gjerat nga pikëpamja juaj? Do ta kalojë ajo këtë sprovë?
Isha në Maqedoni këtë mëngjes dhe fola me kryeministrin por edhe me përfaqësuesit e opozitës. Mendoj se ka dëshirë të vërtetë tek të dyja palët që të inkurajojnë qytetarët të dalin në votime, qoftë nëse janë për apo kundër. Përdoreni të drejtën për të votuar dhe lërini përfaqësuesit politik ta dinë këtë. Ka kundërshtime në të dyja vendet, në Greqi dhe Maqedoni, por jam i trimëruar nga fakti se të dyja palët e spektrit politik në Maqedoni po i inkurajojnë qytetarët që të dalin në votime.
Nëse referendumi dështon, cilat do të jenë pasojat?
Është një referendum këshillëdhënës. Udhëheqësit politik edhe më tej kanë pushtet që të zbatojnë vendimin, por për shkaqe politike ata do të dëshironin referendum të suksesshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43