Flash News

KRYESORE

Senegali tregon forcën, mposht pa vështirësi Poloninë e Levandovskit

Në stadiumin “Orkrytiye Arena” të Moskës u zhvillua ndeshja e grupit H mes Polonisë dhe Senegalit, e cila u fitua me rezultatin 2:1 nga ekipi afrikan.

Senegalezët kaluan në avantazh në minutën e 37, pas një autogoli të mesfushorit polak, Cionek, i cili devijoi pa dashje një top në rrjetën e tij.

Polakët tentuan të barazonin, por senegalezët përfituan nga një gabim i portierit polak të Juventusit, Shezni duke shënuar golin e dytë me ish-sulmuesin e Milanit, Niang.

Polakët ngushtuan rezultatin në të 86, me anë të mesfushorit Kruçoviak, por paraqitja e ekipit polak ishte larg pritshmërive.

Në sfidën e ardhshmë, Polonia do të ndeshet me Kolumbinë, ndërsa Senegali do të Japoninë.

Formacionet e ndeshjes:

Polonia: Shienzni, Ribus, Sionek, Pazdan, Pizçek, Zielinski, Kryshoviak, Groziçki, Milik, Blazcikovski, Levandovski

Trajner. Adam Naulaka

Senegali: N’Diaje, Vage, Sane, Kulibali, Sabali, Sarr, Diaje, Gueje, Niang, Mane, Diuf

Trajner. Ali Sise

Të fundit