Flash News

KRYESORE

Serbët djegin flamurin në ditën e Pavarësisë, shqiptari nga Kosova sherr me të rinjtë në New York

Serbët djegin flamurin në ditën e Pavarësisë, shqiptari

Një grup të rinjsh serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë në sherr me grushta mbrëmjen e djeshme në një lagje në Astoria të New York-ut, derisa janë ndaluar nga policia.

Shkak është bërë provokimi i serbëve duke thirrur “Kosova është Serbi”, në ditën e Pavarësisë teksa digjnin flamurin e Kosovës.

Shqiptari nga Kosova, Anton Pergjokaj kishte ndërhyrë duke iu kapur flamurin nga dora, ku edhe kishte nisur përplasja.

Lajmi.net ka siguruar fotografinë dhe deklaratën e shqiptarit nga Klina i cili prej 20 vitesh jeton në Neë York.

“Unë isha në  makinë kur pashë një grup njerëz me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur, ‘Kosova është Serbi’”, tregon Pergjokaj.

“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin dhe kur tjetri filloi ta djeg me shkrepse, kur pashë flakën nuk durova, kam dalë shpejtë nga vetura dhe u kam kapur flamurin nga dora ”, tregon Pergjokaj për Lajmi.net.

“Dy nga serbet mu versulen, aty nisem te perleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”, shton më tej ai duke e konsideruarngjarjen provokim të rëndë nga të rinjtë serb.

“Edhe në polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Pergjokaj.

Të fundit