Flash News

KRYESORE

Serbët në Tiranë për të blerë Telekom Albania, Ministria e Infrastrukturës: Nuk jeni të mirëseardhur; është sektor strategjik

Serbët në Tiranë për të blerë Telekom Albania,

Drejtues të ‘Telekom Serbia’ kanë qenë sot në Tiranë për të marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare për të blerë ‘Telekom Albania’.

Top Channel raporton se serbët janë takuar me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët i kanë njoftuar se nuk janë të mirëseardhur në këtë sektor strategjik.

Sipas këtyre raportimeve, drejtuesit e ministrisë së infrastrukturës i kanë komunikuar “Telekomit Serb” se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike.

“Qeveria shqiptare preferon një tjetër profil investitorësh në këtë sektor të rëndësishëm strategjik me sensibilitet të lartë publik, duke qenë plotësisht e gatshme të mirëpresë investimet serbe në të gjitha fushat e ekonomisë”.

Vetë qeveria pretendon se nuk mund të ndalojë dot blerjen e “Telekom Albania” nga “Telekomi Serb”, nëse dy kompanitë do të arrinin marrëveshjen. Sipas saj, shteti shqiptar aktualisht nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi “Telekom Albania” dhe nuk ka asnjë rol në transaksionet financiare mes dy kompanive private.

Mediat serbe raportojnë se “Telekom Serbia” ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e “Telekom Albania”, duke ofruar 60 milionë euro. Kjo shifër e bën “Telekomin Serb” favoritin kryesor për të vlerë “Telekom Albania”, një situatë që nuk do ta kishte parashikuar askush.

Të fundit