Flash News

KRYESORE

“Serbët po frikësohen nga serbët dhe jo nga shqiptarët”, Oliver Ivanoviç akuza Beogradit pak muaj më parë. Thaçi: Të zbardhet vrasja

“Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, dhe prodhon pasoja ekstreme. Publiku po krijon një perceptim të pabazuar për Listën Serbe, e cila fokusohet vetëm te presioni dhe dinakëria. Kjo është diçka që më herët nuk e kemi parë. Serbët po frikësohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët”, kjo ishte deklarata e bërë nga Oliver Ivanoviç, më 22 tetor, për gazetën serbe ‘Danas’.

Politikani serb u ekzekutua mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, ndërkohë që policia kosovare ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Ivanoviç, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, në zgjedhjet e fundit lokale, kishte një raport të vështirë me Beogradin dhe veçanërisht me nacionalistët ekstrem në Serbi dhe veri të Kosovës.

Për ekzekutimin e tij ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar arrestimin e autorëve.

Reagimi:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.

Vrasja e Ivanoviç, reagon bashkëshorta që do operohej sot: Autori nuk do të përfundojë mirë!

Çfarë paralajmëroi DASH një javë më parë për situatën në veriun e Kosovës dhe a ka lidhje me vrasjen e Ivanoviç

Të fundit