Flash News

KRYESORE

Serbët tërbohen me Rita Orën: Skandaloze! Shqiptarja i qesh Beogradit në fytyrë!

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!” shkruan gazeta serbe Informer.

Për serbët është skandaloz fakti që Rita Ora shfaqet në tabelat reklamuese të Beogradit duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara.

Gazeta serbe Informer e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe.

Në disa intervista kjo gazetë ka pyetur disa të rinj si ndhehen kur Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit.

Ja si shprehet njëri prej tyre:

“Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, thekson një i ri serb i intervistuar nga gazeta Serbe Informer.

Të fundit