Flash News

KRYESORE

“Serbi ju boni pak”; Ministri i Kosovës publikon mesazhin e punonjësit të hotelit në Durrës: Shembull i tmerrshëm. Shqipëria nuk zhvillohet kështu

Mesazhi fyes i një punonjësi hoteli në Durrës ndaj një pushuesi kosovar ka shkaktuar zemërim të madh në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Për këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili shprehet i zhgënjyer nga kjo ngjarje.

Pacolli thekson se Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme si ai që ndodhi me punonjësit e hotelit “Ylli i Detit”. Ministri kosovar shpreson se ky shembull i tmerrshëm nuk do të përsëritet më me pushuesit nga Kosova, ndërsa për këtë ngjarje bën direkt përgjegjës pronarin e hotelit.

“Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shohim më. Nuk është vetëm një punëtor i hotelit” Ylli i Detit”, që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar, por është vetë pronari. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar dhe ose ndjenja që na shtyen të pushojmë në Shqipëri”, deklaron Pacolli.

Të fundit