Flash News

KRYESORE

“Serbi, zbrit me këmbë në tokë”, kundërshton Daçiç: Rama të kujtojë çfarë ka biseduar me ne

“Serbi, zbrit me këmbë në tokë”,

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Kosova ka vepruar drejt me vendosjen e taksës ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

"Sjell ne vëmendje edhe tarifën 100% nga Qeveria e Kosovës e vënë shtetit serb e cila nuk është një veprim ekonomik por reagim i qartë politik dhe ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë dhe mesazh se rruga drejt së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thika pas shpine”, pohoi Rama.

Daçiç pretendon se kryeministri i Shqipërisë me qëndrimin e sotëm ka shkelur marrëveshjet e bashëpunimit rajonal.

“Rama ka shkelur marrëveshjes regjionale të bashkëpunimit, hapësirën e bashkëpunimit ekonomik, të gjitha ato për çfarë kemi biseduar. E pakuptimtë është të mbajmë takime të tilla për bashkëpunim rajonal, pas asaj që ka thënë sot Rama së bashku me Haradinajn”, deklaroi Daçiç për mediat serbe.

Të fundit