Flash News

KRYESORE

Serbia i dorëzon BE-së dokumentin ‘antishqiptar’, 4 kërkesa për Brukselin

Serbia i dorëzon BE-së dokumentin ‘antishqiptar’, 4

Ministrja e Integrimit e Serbisë, Jadranka Joksimovic ka zhvilluar një takim me ambasadorët e BE-së në Beograd, të cilëve u ka dorëzuar një dokument që në thelb drejtohet kundër shqiptarëve.

Ky dokument pason deklaratat e zyrtarëve më të lartë serbë që kërkojnë nga Brukseli të dënojë ashpër deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Joksimovic ka deklaruar se dokumenti nuk  përmban asnjë kërkesë, por i bën të ditur BE-së pozicionet dhe pritshmëritë e Serbisë për disa çështje në Ballkan, megjithatë, mediat kanë zbuluar të kundërtën.

Në dokument kërkohet nga faktori ndërkombëtar “të dënojnë retorikën agresive që shtyn Ballkanin Perëndimor në konflikte dhe ndarje të reja”. Gjithashtu, Beogardi kërkon vazhdimin e dialogut me Prishtinën, një zgjidhje politike dhe paqësore për krizën në Maqedoni, si dhe respektimin e integritetit territorial për shtetet e njohura ndërkombëtarisht.

Tre nga katër kërkesat që Beogradi i drejton Brukselit janë dukshëm kundër shqiptarëve, ndërkohë që synon të marrë më shumë rol në situatën në Maqedoni.

Javën e ardhshme ky dokument do i dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Të fundit