Flash News

KRYESORE

“Serbia ime” dhe “Skënderbeu”; emrat e shkruar në armën me të cilën u krye sulmi terrorist në Zelandën e Re

“Serbia ime” dhe “Skënderbeu”; emrat e shkruar

49 persona ka mbetur të vdekur nga dy sulme terroriste që ndodhën mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re në dy xhami.

Në media po qarkullojnë foto të armës së terroristit australian, ku aty gjenden emra personazhesh që ai besonte se kishin vdekur për të mbrojtur krishtërimin.

Krahas emrave serb dhe sulmuesve të myslimanëve në vende të ndryshme, terroristi kishte shkruar edhe emrin e Skënderbeut në armën më të cilën kreu krimin.

Aty shkruheshin edhe emra në gjuhën serbe si:  Marko Miljanov Popovic, Stefan Lazar, Milos Obiliq, Bajo Pivljanin, emra këta të figurave historike serbe. Në armë shkruante gjithashtu ‘Serbia ime’.

Për këtë ngjarje, katër të dyshuar janë aktualisht në paraburgim, duke përfshirë edhe një grua, ndërkohë policia u ka kërkuar xhamive të mbyllin dyert për pjesën e mbetur të ditës.

Njëri prej të ndaluarve është konfirmuar të jetë shtetasi australian, një burrë 28-vjeçar, që tregoi me video në Facebook përgatitjet mbi sulmin.

Të fundit